Vizioni.info

Vizioni.info Portal informativ Portali informativ Vizioni.info mirëmbahet nga kompania Vizioni.info sh.p.k.

Asnjëri nga materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të vizioni.info. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

23/12/2025
Një restorant në Kosovë ofron çdo natë iftar falas për familjet në nevojë 👏🏻Restaurant Bjeshka
11/03/2024

Një restorant në Kosovë ofron çdo natë iftar falas për familjet në nevojë 👏🏻

Restaurant Bjeshka

Arbër Xhaja i cili ka bërë dhjetëra mesazhe surprizë me parashutë për banorët e “Big brother”, ka treguar një situatë se...
11/01/2022

Arbër Xhaja i cili ka bërë dhjetëra mesazhe surprizë me parashutë për banorët e “Big brother”, ka treguar një situatë se i kanë ofruar 5 mijë euro vetëm për një mesazh dedikuar Donaldit.

Mesazhi duhet të përmbante fotografinë e Bora Zemanit dhe varësen që Donaldi i dhuroi kësaj të fundit para se aktori i humorit të niste një romancë me Beatrix Ramosaj.

Parashutisti e ka konsideruar këtë mesazh të papërshtatshëm dhe ka refuzuar.

“Deri dje banorët ishin të lumtur se i shkonte një parashutë që u çonte mesazhe të bukura, por jo tani sepse nga fansat mund të marrin mesazhe jo të mira. Mua më kanë ofruar 5 mijë euro për të futur një mesazh. Një biznesmen nga Saranda më tha: Më bëj një baner të madh me fotografinë e Borës dhe varësen e Donaldit. I thashë nuk e bëj dhe nusja që i bërtiste “jepi lekë, sa më shumë lekë”. Më kanë ofruar 5 mijë euro. I thashë që nuk është punë lekësh”, tregoi Arbër Xhaja në emisionin “Breaking” në Top News.

Debat i ashpër është zhvilluar në Pressing të T7, derisa po diskutohej lidhur me formimin dhe veprimin e organizatës pol...
11/01/2022

Debat i ashpër është zhvilluar në Pressing të T7, derisa po diskutohej lidhur me formimin dhe veprimin e organizatës politike Lidhja Popullore e Kosovës – LPK,

Derisa diskutohej për ideologjinë politike të kësaj organizate, filozofi Blerim Latifi akuzoi pjesëtarët e LPK-së për falsifikim të një teksti.

“Çka kupton me falsifikim?”, ishte reagimi i Bilall Sherifit, ish-deputet i Kuvendit të Kosovës.

“Me falsifikim kuptoj një tekst të shkruar më 1991 dhe ju e projektoni si një tekst të shkruar më 1987”, u përgjigj Latifi.

Menjëherë pas kësaj, ish-pjesëtari i LPK-së, Xhevat Bislimi, reagoi ashpër duke thënë se duhet të ndërpritet debati pas kësaj shpifje, ose Latifi të kërkojë falje.

“A po kërkon falje, apo ndërpritet debati? Ndërpritet absolutisht. Nuk vazhdohet debati me njerëz që kanë paragjykime të tilla dhe që shpifin publikisht. Qysh mundet me akuzu për këtë organizatë për falsifikim?”, është shprehur Bislimi.

“…Mos vazhdoni me i projektu idetë e sotme me një kohë tjetër”, shtoi Latifi.

Analisti Blerim Latifi ka thënë në emisionin Pressing në T7 se bindjet e majta të LPK-së dhe organizatave të tjera kanë ...
11/01/2022

Analisti Blerim Latifi ka thënë në emisionin Pressing në T7 se bindjet e majta të LPK-së dhe organizatave të tjera kanë qenë gabim. Ai e pranon rolin historik të LPK-së dhe krijimin e UÇK-së, por shton se ushtarët në fillet e kësaj ushtrie përshëndeteshin me grusht, sikur enversitët.

“Pa LPK, e cila i ka pasur këto ide të majta, sepse është themeluar me to, ne nuk do të ishim në gjendje të kishim UÇK-në. LPK po të mos ishte e tillë nuk do të ishte e mundur të themelonte UCK-në. Por deri sa kanë ardhur amerikanët, UÇK kështu është përshëndetur”, ka thënë ai.

Këtu disa ish-veprimtarë të LPK-së reaguan ashpër duke i bërë me dije Latifit se ka mundur të ketë vetëm një pakicë e ushtarëve që kanë bërë këso përshëndetje.

“Ndoshta disa njerëz që ishin me bindje të majta”, tha Bilall Sherifi.

Ndërkohë Xhevat Bislimi tha se nuk kishte asnjë bindje komuniste në statuset e LPK-së dhe organizatave që krijuan atë. Ai thotë se ideologjia e vetmja ishte çlirimi i trojeve shqiptare dhe nxitja e Republikës së Shqipërisë në përkrahje të LPK-së.

“Dua t’i them disa gjëra. Po thua organizata Leniniste Marksiste. Mëri lexoi statutet e të gjithave. Po të gjesh dicka leniniste apo marksiste këtu më ke. E vetmja ideologji ishte çlirimi i trojeve. Ideologjia ishte shkruar vetëm për të nxitur përkrahjen e shtetit amë. I vetmi shtet shqiptar ka qenë ai. Nëse ka pasur tjetër na trego. LPK ka qenë shkolla më e madhe politike demokratike edhe deri më sot. kurrë më nuk mund të debatosh brenda një subjekti ashtu sikur ne në atë kohë”, tha ai.

“Kurrë nuk mundesh të gjesh një kryetar partie që kritikohet nga anëtarët si atë kohë.”, Sherifi. /Gazeta Express/


Share Now

Profesori universitar Blerim Latifi ka folur në Pressing rreth themelimit të LPK’së. Tha se bazë e të gjitha organizatav...
11/01/2022

Profesori universitar Blerim Latifi ka folur në Pressing rreth themelimit të LPK’së. Tha se bazë e të gjitha organizatave që themeluan LPK’në është enverizmi pas vitit 1978.

“Ne po pajtohemi se ka qenë një datë e rëndësishme kur tri, katër ose pesë organizata dhe ne duhet të jemi pak të vetëdijshëm që nuk bëhet fjalë për organizata në plotë kuptimin e fjalës organizatë. Bëhet fjalë për njerëz të cilët ndajnë pikëpamje të njëjtë politike”, tha Latifi.

“Nëse ne ndalemi edhe bëjmë një vëzhgim të thjeshtë konceptual dhe terminologjik të këtyre organizatave OMLK, organizatë marksiste-leniniste e Kosovës, Fronti i Kuq Popullor i Kosovës, Lëvizja Kombëtare…. Lëvizja Socialiste …ne e gjejmë një element të përbashkët. Këto të gjitha janë organizata dhe lëvizje të majta”, theksoi Latifi.

Por për çfarë të majte po flasim?

“Po flasim për një variant të të majtës që është identifikuar me Shqipërinë socialiste. Kur këta kanë folur për të majtën e kanë pasur parasysh Shqipërinë e Enver Hoxhës”, tha Latifi.

“Unë mendoj se enverizmi është baza e këtyre organizatave. Po flas për enverizmin e pas vitit 1978 kur elementi nacionalist fillon me dominu mbi elementin e majtë edhe te Enver Hoxha”, sqaroi Latifi.

“Enverizmi prej të cilit janë frymëzuar këto organizata është bazuar në imazhin e një Enveri imagjinar. Ato nuk e kanë njohur Enverin real. Enveri i Kosovës është imagjinar. Ato nuk e kanë njohur Enverin real”, shpjegoi ai.


Share Now

Zëvendësministri i Mbrojtjes Shemsi Syla ka folur për planet e armatosjes së ushtrisë për vitin 2022.Syla në Dukagjini k...
11/01/2022

Zëvendësministri i Mbrojtjes Shemsi Syla ka folur për planet e armatosjes së ushtrisë për vitin 2022.

Syla në Dukagjini ka thënë se janë duke ndjekur politikën siç e ka praktikë Amerika për armatimet.

“Kemi qenë të vëmendshëm që të bëjmë marrëveshje për armë vetëm me shtete e jo me kompani private. Shteti përkatës bënë mbikëqyrjen e sh*tjes së armëve për Kosovën”, ka deklaruar Syla.

Syla ka thënë se ndër parterët më të mëdhenj edhe për blerjen e armëve Kosova ka pasur SHBA-në, Kroacinë, Turqinë e disa vende tjera.

“Ne po përgatitemi për mbrojtje pas armatosjes nga Serbia. Marrë parasysh kërcënimet e vazhdueshme nga Serbia, ne armatosemi me armatim adekuat që i përgjigjet kësaj situate. Ne do të përgjigjemi me armatim adekuat që e kërkon situate. Ne nuk jemi duke blerë armatim sulmues, por po punojmë natë e ditë që të mbrojmë territorin dhe popullsinë tonë”.

Zëvendësministri i Mbrojtjes ka përmendur se kanë këshilltarë edhe nga Amerika për t’iu përgjigjur situatës.

Syla ka thënë se për vitin që sapo kemi hyrë janë të planifikuara 52 milionë euro për blerje të armëve.

Lëvizja Vetëvendosje, dega në Dragash, ka vendosur që të mos jetë pjesë e ekzekutivit lokal.Kjo është bërë e ditur përme...
11/01/2022

Lëvizja Vetëvendosje, dega në Dragash, ka vendosur që të mos jetë pjesë e ekzekutivit lokal.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi në Facebook, ku thuhet se për katër vjetët e ardhshme do të mbeten opozitë e LDK-së dhe kryetarit Bexhet Xheladini.

“Meqë dega e LDK-së në Sharr nuk e ka seriozisht ndryshimin dhe shenjë për këtë është shkelja mbi parimet e marrëveshjes që mundësoi ndërrimin e qeverisjes në komunë, nuk ka më kuptim që si Lëvizje VETËVENDOSJE! të përfshihemi në një ekzekutiv të tillë komunal”, thuhet në njoftim.

“Jo se prisnim shumë më ndryshe, por mbështetja jonë, më shumë se sa për fitoren e LDK-së ishte përmbushje e një obligimi ndaj më shumë se 2300 votuesëve të cilët na deleguan përgjegjësi përtej së qëndruarit neutral në periudhën e balotazhit. Ka shumë punë për ta arritur ndryshimin e vërtetë në komunën tonë. Lëvizja VETËVENDOSJE! në Sharr do të jetë në opozitë përgjatë 4 viteve të ardhshme, duke mbrojtur interesin publik e dukepërcjellur me vëmendje secilin hap që do ndjekë qeverisja aktuale”.


Share Now

Në emisionin Pressing në T7 po diskutohet rreth themelimit të LPK’së. Profesori Sadri Ramabaja, tha se ishte ‘koordinato...
11/01/2022

Në emisionin Pressing në T7 po diskutohet rreth themelimit të LPK’së. Profesori Sadri Ramabaja, tha se ishte ‘koordinator’ i LPK’së.

“Prej prillit të vitit 1986 deri në shkurt të vitit 1987 kam qenë koordinator i paemëruar i LPK’së”, tha Ramabaja.

“Pse i pa emëruar?”

“Sepse defacto organizata që ishte themeluar me 17 janar dhe në këtë pikë duhet të flas si studiues e jo si politikan, as si oportunist, shkenca nuk toleron dy data të themelimit”, shtoi ai.

“Data e themelimit të LPK’së ka qenë 17 janari 1982 ndërkaq të gjitha pretendimet e mëpasme janë të karakterit gati thuajse oportun dhe komplotist”, theksoi Ramabaja.

“Ibrahim Kelmendi, njëri prej themeluesve pohon decidivisht se marrëveshja në mes të tri organizatave konkretisht, mes përfaqësuesit të OMLK’së, Kadri Zekës, në mes të përfaqësuesit të Fronit të Kuq Popullor, Ibrahim Kelmendit dhe në mes të përfaqësuesit të Lëvizjes Kombëtare për Çlirimin e viseve shqiptare në ish-Jugosllavi, Jusuf Gërvallës, është arritur pikërisht më 17 janar. Konkretizimi i marrëveshjes në formë të dokumentit të shkruar është bërë prej Jusufit edhe Kadriut dhe ka mbet të definohet tutje”, shpjegoi Ramabaja.


Share Now

Ish-pjesëtari i LPK-së, Xhevat Bislimi, ka folur në emisionin Pressing në T7 për themelimin e Lëvizjes Popullore të Koso...
11/01/2022

Ish-pjesëtari i LPK-së, Xhevat Bislimi, ka folur në emisionin Pressing në T7 për themelimin e Lëvizjes Popullore të Kosovës.

Bislimi ka thënë se LPK ishte krijuar me 17 janar, ku sipas dëshmitarëve ishin takuar tri liderë të lëvizjeve dhe kishin lidhur marrëveshje për krijimin e kësaj lëvizjeje popullore.

Ai shton se ky bashkim kishte ndodhur pasi ishin vrarë disa aktivistë shqiptarë më 1982.

“LPK është sintezë vullnetit dhe kërkesave të popullit të pushtuar, pjesës së pushtuar. Pastaj data, se a është 17 janar apo shkurt është pak relevante. 17 janari është data kur janë takuar tre përfaqësuesit e tri organizatave të kohës dhe sipas dëshmitarit që është gjallë, Ibrahim Kelmendi, atë natë është arritur marrëveshja. Ky bashkim i9 asaj nate ka vulën e gjakut të atyre heronjve të janarit. Pastaj 17 shkurt është zyrtarizuar në një shkresë dhe pastaj 15 maj ku është bashkuar edhe organizata e quajtur OLMK. Është me rëndësi që LKP është sintezë e popullit shqiptar për liri dhe çlirimin e tokave të pushtuara nga Jugo-Serbia”, shtoi ai.

Mbrëmjen e kaluar, Beatrix shpërtheu në lot sepse mendon që DJ Dagz, i cili është në nominim me Einxhel dhe Ilirin, do t...
11/01/2022

Mbrëmjen e kaluar, Beatrix shpërtheu në lot sepse mendon që DJ Dagz, i cili është në nominim me Einxhel dhe Ilirin, do të lërë shtëpinë e Big Brother VIP.

Në dhomën e rrëfimit, Beatrix tha: “E shoh shumë të afërt. E shoh si Albanin dhe nuk dua të dali.”

Ajo është shprehur shpesh se do të largohet në rast se del DJ Dagz. Në një bisedë me Egzonën, Donaldi i ka thënë se është mërzitur me Beatrix.

Donaldi: Me Trixën u mërzita shumë. Ka momente që nuk e kuptoj. U mërzita se u mërzit ajo se nuk e përqafova kur filloi të qante. Gjatë gjithë darkës i kam thënë çfarë ke. E kuptoj kur ajo nuk është mirë. Më tha pse nuk më përqafove kur u bëra keq? I thashë çfarë po thua, ti do të më nxjerrësh keq mua? Vetëm fakti që i mendon më shqetëson. Ditën që mbaroi Prime, thoshte po dole ti, do dal dhe unë. I thoshte Dagzit. Po si do dali kur unë jam këtu? E puth e përqafoj, i them çfarë ke, asgjë më thotë.

Me një aeroplan privat, Kadri Veseli u nis rreth orës 14 nga Aeroporti i Prishtinës për në Rotterdam.Gazetar: Genc Godan...
11/01/2022

Me një aeroplan privat, Kadri Veseli u nis rreth orës 14 nga Aeroporti i Prishtinës për në Rotterdam.

Gazetar: Genc Godanci

Lëvizjet në selinë e EULEX-it nisën qysh në orët e para të mëngjesit.

Hyrje-daljet janë të shpeshta në vendin ku përkohësisht po qëndronte i akuzuari i Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

Pos fjetjes, me gjasë Kadri Veseli kaloi edhe mëngjesin e së martës brenda ambienteve të misionit të BE-së për sundimin e ligjit.

Mirëpo shtimi i pjesëtarëve të ZPS-së gjatë ditës, sinjalizoi se pritet largimi i ish-kreut të PDK-së dhe Kuvendit të Kosovës.

Rreth orës 12 kur u bllokua rruga nga Policia e Kosovës, me forca të shtuara të sigurisë e me 5 makina të EULEX-it, Kadri Veseli po transferohej në Aeroportin e Prishtinës.

Këtu po e priste një aeroplan privat, i cili e solli atë vetëm një ditë më parë.

Pas disa përgatitjeve, rreth orës 14 aeroplani privat u nis nga Prishtina për në aeroportin e Rotterdamit në Hagë.

Kështu, i shoqëruar gjatë gjithë kohës nga zyrtarë të ZPS-së, Kadri Veseli që akuzohet për krime lufte, u kthye sërish në Qendrën e Paraburgimit në Hagë të Holandës, ku po mbahet që nga 5 nëntori i vitit 2020.

Pavarësisht kësaj kohe, këtij dhe të tjerëve gjithmonë iu refuzua kërkesa për lirim me kusht dhe ende s’ka datë zyrtare për fillimin e gjykimit ndaj tyre.

Address

Pristina
10000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Vizioni.info posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share