10/01/2022
Çaj Kamomile
Kamomili ka veti qetësuese, ulë nivelet e ankthit, është anti-inflamator, dhe ndihmon me problemet e kokëdhembjes. Ekstraktet e kamomilit mund të ndihmojnë në reduktimin e ulcerave dhe dhimbjet e stomakut, lehtëson dhembjet menstruale, si dhe përdoret në rast të irritimeve apo infeksioneve në rrugët urinare. Çaji i kamomilës është gjithashtu, një zgjedhje e mirë kur jeni të sëmurë dhe doni të mundni një infeksion nga i ftohti, gripi dhe inflamacionin e mukozave brenda gojës dhe fytit. Shpesh u shtohet shampove dhe balsameve për shkak të vetive ushqyese te flokët. Efektet pozitive janë ndier edhe te spazmat muskulore dhe problemet reumatizmale. Për përdorim të jashtëm ai rekomandohet kundër problemeve me lëkurën, sidomos ekzemat dhe largimin e skuqjes së syve. Mund ta konsumoni lulen edhe në sallata.
Përdorimi : 1 lugë (supe) lule kamomile vendosen në 250ml ujë të vluar, mbulohet dhe e lëjmë për 10 min, kullohet dhe e pini 3 deri ne 4 here ne ditë.
Përmbajta : Lule Kamomile 100%