10/08/2013
Familja Limani me nam
Edhe sot kuzhinat me cilesin me te larte ne qytet
Si gjellëbërës gjithnje jane dalluar anëtarët e familjes Limani. Që nga viti 1920 , Bajram Limani kishte filluar të ushtroj zejen e gjellëbërësit por ky disi me ndryshe nga të tjeret. Ai, punonte petulla , mbaronte bozë , ëmbelsira të ndryshme dhe ato i shiste nepër rrugë të qytetit. Ndersa me vone ne moshen 17 vjeçare zejen e gjellëbërësit e vazhdon djali tij , Qamil Limani ne dyqanin e vet qe e kishte hapur ne Korzo te qytetit se bashku me te punuan bashkeshortja e vet dhe vllezerit. Gjate ushtrimit te zejes prej gjellbërësi, Qamil Limani i angazhon te gjithe femijet e vet keshtu qe mundi nuk i shkoi huq. Ne ditet e sotme zejen e babait te tyre e ushtrojne me shume sukses, Ruzhdiu , Adnani , Muhameti dhe vajza Sahadeti.
Ku ndodheshin dyqanet e Qamil Limanit?
Gjellëtoret apo kuzhinat popullore te Qamil Limanit ne vitin 1926 ndodheshin ne qender (Korzo) te qytetit ne vitin 1937 ndodheshin tek Shtepia e Zekajve kurse prej vitit 1949 dyqani i tij ndodhej nen Hotelin Metohija tash ( Dukagjini) Nderkaq qe nga viti 1967 e deri me sot dyqani-gjelltorja e Limaneve tash ( Restauranti Prizreni ) ndodhet perkrah Shtepis te mallrave.
Te theksojm se Qamil Limanin e kane quajtur edhe Qamil Ashqia ky njihej si nena e fukaras ate kohe.
Vazhdimësia e tradites se familjes Limani
Familja Limani e cila njihet edhe sot si njera prej prijatareve per zhvillimin e zejes se gjellberesit ne komunen e Pejes , prej koherave me te hershme ka bere nje tradite te familjes e cila edhe sot e kesaj dite me fanatizem por edhe dashuri te madhe e ushtrojne kete zeje. Por kuptohet tash me kushte dhe rrethana te reja por edhe me nje profesionalizem shume me te perparuar.
Muhamet Limani: Zanati familjes vazhdon .... nuk ndalet !!
Në kete restorant Muhamet Limani ushtron zejen e gjellëbërësit , por jo vetem kete . Ai lokalin e vet e ka edhe si ne trajte te objektit hotelier te formes se perzier
Kjo eshte histori e lashte e FAMILJES LIMANI