Kulla e Zenel Beut
Peja si vendbanim njihet që nga periudha antike, ku në vijimësi është jetuar dhe krijuar. Deri në ditët e sotme, nga mjeshtër e artist vendor kanë ngelur mjaft krijime si fetare po ashtu edhe laike e objekte të banimit me vlera monumenti. Një ndër këto ndërtime të ngelur e që ka rëndësi historike, kulturore e artistike, etnologjike, mjedisore është edhe kulla e Zenel Rush*t Be
gollit, e njohur si Konaku a Kulla i Zenel Beut në Pejë. Zenel Beut është një ndër personalitetet e njohura të familjes zëmadhe, patriotike dhe të pasur të Begollëve të Pejës. Si rilindas ishte në kontakt dhe bashkëpunonte me Haxhi Zekën,Ali Pashë Gucinë, Isa Boletinin, Idriz Seferin, Zejnullah Bej Vuçiternën, Aqif Pazqrin etj. U angazhua në mënyrë aktive në përgatitjen e kuvendit të Lidhje së Pejës e njohur me emërin “Besa Besë” në vitin 1899. Në qeverin e Ismail Qemalit u emërua si kryetar i senatit. Ishte i angazhuar edhe në shum kuvende të tjera që mbaheshin në Kosovë dhe gjetiu. Për shkaqe politik e sigurie, kur Peja pushtohet nga serbo-malaziasit, së bashku me familjen kalon në Stamboll, ku edhe vdiq më vitin 1915. Zenel Beu është ndërtues, donator të Kompleksit të Konakut të Zenel Beut, në mëhallen e Pelivan Mejdanit. Në kuadër të kompleksit ishte kulla dhe “shtëpia e grave” si dhe objektet ndihëmse ekonomike familjare, të ndërtuara në gjysmën e dytë të shekullit XIX. Sot, nga e tërë kompleksi ka ngelur vetëm kulla tri katësh që ende dominon me mjedisin ku është ndërtuar. Kjo kullë si objekt ekzistencional fortifikues familjar, me paksa ndryshime ruan gjendjen fillestare a origjinale të kohës. Të cekim se nga forcat paramilitare, policore e ushtarake serbe-malaziase, u plaçkit, u dogj gjatë luftës së fundit , në pranverën e vitit 1999. Të njëjtën gjë e përjetoi edhe “shtëpia e grave” me objekte të tjera përcjellëse. Objekti i Zenel Beut, si ndërtim arkitektural i takon realizimeve të vjetëra të kullave qytetare. Ky tip i këtij ndërtimi, është kulla më e vjetër në qytetin e Pejës. Pos rëndësis dhe vlerës së jashtme, kulla, pos tjerash, në gjendje fillestare, veçohet edhe me zbukurimet e aplikauar në enterierin e saj. Këso dekoracione kishte në çdo kthinë të kullë, por ajo që në çdo aspekt e veçon ndërtimin, ishte “Oda e burrave”. Ndërtimi u realizua nga mjeshtër shqiptar të shkollës së dibrës që kishin traditë dhe përvojë të ndërtimit. Dekoracionet në enterier u realizuan nga usta Hasan Burgu i njohur si Usta Hasa. Sot, këto dekoracione të bukuara që zbukuronin “Odën e burrave” si dhe kthinat e tjera nuk i kemi, por shpresojmë se në fazat e tjera të restaurimit, me kritere vlerësuese të një studim të mirfëllët dhe të hollësishëm do të kthëhet gjendja origjinale a fillestare e enterierit të kullës së rilindasit, Zenel Beut i cili për punën dhe veprimtarinë e palodhëshëm të tij, për çështje kombëtare, disa herë u dekorua. Në vazhdimsi të restaurimit të fundit në vitin 2013 familja Begolli vendos që kati parë i kullës të mer destinim të një lokali hotelier dhe më datë 22 qërshor hapet restaurant Kulla e Zenel Beut