O.V.L e UÇK-së Lipjan

O.V.L e UÇK-së Lipjan Organizata e veteranëve të UÇK-së dega në Lipjan.

17/09/2026
Me dhimbje të thellë ju njoftojmë se ka ndërruar jetë veterani i UÇK-së, Naser Rexhepi.Varrimi i të ndjerit bëhet sot, m...
15/09/2026

Me dhimbje të thellë ju njoftojmë se ka ndërruar jetë veterani i UÇK-së, Naser Rexhepi.

Varrimi i të ndjerit bëhet sot, më 15.09.2026, në ora 16:30, në varrezat e fshatit Gadime.

Ngushëllime familjes Rexhepi, bashkëluftëtarëve, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën.

Lavdi jetës dhe veprës së Naser Rexhepit!

01/09/2026

Nesër, më datë 02.09.2026, do të shkojmë në mënyrë të organizuar për ngushëllime te familja Rizani, me rastin e vdekjes së veteranit dhe invalidit të UÇK-së, Naim Rizani.

Nisja do të bëhet nga sheshi i Lipjanit në ora 18:00.

Me respekt,
Kryetari i OVL-UÇK, Dega Lipjan
Avni Sinani

31/08/2026

NJOFTIM MORTOR

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Dega në Lipjan, me dhimbje të thellë mori lajmin për ndarjen nga jeta të veprimtarit të palodhshëm të çështjes kombëtare, luftëtarit dhe veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Naim Rizani.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot, më 31 gusht, në ora 18:00, në varrezat e fshatit Krojmir.

Ngushëllime më të sinqerta familjarëve, veteranëve, miqve dhe bashkëveprimtarëve të Naim Rizanit.
Kujtimi për të do të mbetet i pashuar ndër ne.

Lavdi jetës dhe veprës së tij!

OVL-UÇK – Dega Lipjan

27/08/2026

NJOFTIM

Nesër, më datë 28.08.2026, do të shkojmë në mënyrë të organizuar në Gllavicë, për ngushëllime te familja Prekupi, me rastin e vdekjes së vëllait të veteranit Mujë Prekupi.

Nisja do të bëhet nga Sheshi i Lipjanit në ora 18:00.

Me respekt,
Kryetari: Avni Sinani

24/08/2026

FTESË

Ftojmë të gjithë veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, invalidët e luftës dhe familjet e dëshmorëve, që nesër, më 25.08.2026, të marrin pjesë në homazhet për Ditën e Dëshmorëve të Brigadës 121, pranë Memorialit të Dëshmorëve të Kombit në Kleçkë, nga ora 10:00 deri në ora 11:00.

Po ashtu, në ora 20:00, ju ftojmë të marrim pjesë së bashku në Kodrën e Kërçevës, në promovimin e tri shkronjave “UÇK” dhe ndezjen solemne për herë të parë të dritave të tyre.

Me respekt

Kryetari A.Sinani

OVL-UÇK – Dega në Lipjan do të jetë gjithmonë në mbrojtje të vlerave të shenjta të Luftës Çlirimtare dhe të dinjitetit t...
24/08/2026

OVL-UÇK – Dega në Lipjan do të jetë gjithmonë në mbrojtje të vlerave të shenjta të Luftës Çlirimtare dhe të dinjitetit të atyre që luftuan e sakrifikuan për lirinë e Kosovës.

Ky vendim duhet të jetë mesazh i qartë për secilin: kushdo që tenton ta njollosë, ta përçmojë apo ta përdorë për përçarje Luftën e shenjtë të UÇK-së, si dhe kushdo që fyen, kërcënon apo denigron bashkëluftëtarët dhe figurat e saj, do të përballet pa përjashtim me përgjegjësinë dhe masat që parashihen nga Statuti dhe rregulloret e organizatës.

Askush nuk është dhe nuk do të jetë mbi vlerat për të cilat u derdh gjak. UÇK-ja dhe sakrifica e dëshmorëve, invalidëve e veteranëve do të mbrohen me dinjitet, vendosmëri dhe pa kompromis.

Respekt për luftën. Respekt për bashkëluftëtarët. Respekt për UÇK-në.

06/08/2026

Njoftim

Ju njoftojmë se sot, me datë 06.08.2026, në ora 19:00, do të bëhet varrimi i veteranit të UÇK-së, Fatmir Olluri, në fshatin Dobraj.

Me respekt,

Kryetari i OVL të UÇK-së, Dega në Lipjan
Avni Sinani

Address

Sheshi "Adem Jashari"
Lipjan
14000

Telephone

+38344141436

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when O.V.L e UÇK-së Lipjan posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share