Restaurant "ODA" Hodonoc

Restaurant "ODA" Hodonoc Për rezervime të dasmave numri kontaktues ështê:
+38344827931
Jeni të mirseardhur. Porosi :045217218

25/02/2026
Me rastin e fillimit të muajit të madhërishëm të Ramazanit, dëshiroj t’ju shpreh urimet tona më të përzemërta duke ju dë...
28/02/2025

Me rastin e fillimit të muajit të madhërishëm të Ramazanit, dëshiroj t’ju shpreh urimet tona më të përzemërta duke ju dëshiruar agjërim të lehtë, harmoni, qetësi shpirtërore dhe begati në familjet tuaja.

02/01/2025

Letër Falënderimi për Vitin 2024

I nderuar Kryetar i Komunës së Kamenicës, z. Kadri Rahimaj,
I nderuari President i Federatës së Futbollit të Kosovës, z. Agim Ademi,
Të dashur sponsorë, institucione dhe miq të KF “Kika”,

Në përfundim të vitit 2024, dëshirojmë të ndalemi për një moment dhe të shprehim mirënjohjen tonë të sinqertë për të gjithë ju që keni qenë pjesë e suksesit tonë. Ky vit ka qenë i mbushur me sfida dhe arritje, dhe falë përkrahjes tuaj kemi arritur të qëndrojmë të fortë e të bashkuar.

Një falënderim i veçantë shkon për:
• Kryetarin e Komunës së Kamenicës, z. Kadri Rahimaj, për përkushtimin e treguar ndaj sportit dhe për ndihmën e madhe në përmirësimin e infrastrukturës sonë;
• Presidentin e FFK-së, z. Agim Ademi, për mbështetjen dhe bashkëpunimin që ka ndihmuar në zhvillimin e infrastrukturës tonë;
• Policinë e Kosovës, për përkushtimin në ruajtjen e rendit dhe sigurisë gjatë ndeshjeve dhe aktiviteteve tona;
• Qendrën e Mjekësisë Familjare në Kamenicë, për kujdesin e treguar ndaj shëndetit të lojtarëve.

Ne nuk mund të harrojmë sponsorët tanë të palodhur, të cilët janë një pjesë thelbësore e çdo suksesi që kemi arritur.
Me këtë rast falënderojmë:
• GÜRİŞ,
• Resort PLANET Gjilan,
• Restaurant "ODA" Hodonoc,
• Teuta-M,
• Brickos SHPK,
• Vs Bau GmbH,
• Air TermoFati,
• Restaurant ELTON,
• Uji Crystal,
• CI HAUSwartung & Reinigung GmbH,
• DKRS Kamenicë,
• Shoqata Humanitare Hogoshti
•Exic Creative për dizajnin e njoftimeve për ndeshje kampionale.


…dhe të gjithë të tjerët që, me mbështetjen tuaj, keni bërë të mundur vazhdimin e rrugëtimit tonë.

Falë angazhimit tuaj, KF “Kika” jo vetëm që ka përballuar sfidat e vitit 2024, por ka arritur të ndërtojë themele të forta për një të ardhme të ndritur.

Ju falënderojmë nga zemra për çdo ndihmë, bashkëpunim dhe përkrahje që keni ofruar dhe ju ftojmë që të vazhdojmë së bashku edhe në vitin që po vjen, drejt arritjeve edhe më të mëdha.

Me respekt dhe mirënjohje,

KF “Kika”
President, Naim Biqkaj.

11/09/2024

Pas nje sezone te shkelqyeshme qe patem ne kët vit ne ju jemi mirnjohes pa fund Stafit ton Restaurant''Oda''qe kan bër nje pune te palodhshme dhe te mrekullueshme !

Njeherit i falemnderojm edhe klientet tan qe na besuan me vite ne ambientet ,sherbimet dhe ushqimet tona,

Nje falemnderim shkon edhe per gjith diasporen kudo qe jan ata jan oxigjeni per ne ju jemi mirnjohes gjithmon !

Njoftojm te gjith klientet qe nga data :
13.09.2024 e Premte
14.09.2024 e shtunë
15.09.2024 e Diel
Do te jemi ne pushime me gjith stafin

Restauranti do te hapet me daten :

16.09.2024 E Hëne me orar te rregullt !

Me shum respekt Stafi i Restaurant "ODA" Hodonoc

Me rastin e fillimit të muajit të madhërishëm të Ramazanit, dëshiroj t’ju shpreh urimet tona më të përzemërta duke ju dë...
11/03/2024

Me rastin e fillimit të muajit të madhërishëm të Ramazanit, dëshiroj t’ju shpreh urimet tona më të përzemërta duke ju dëshiruar agjërim të lehtë, harmoni, qetësi shpirtërore dhe begati në familjet tuaja.

16/02/2024

Më 17 shkurt të vitit 2008 Kuvendi i Republikës së Kosovës shpalli Deklaratën e Pavarësisë së Shtetit të Kosovës. Në një mbledhje ku morën pjesë 109 nga gjithsej 120 deputetë, në këtë seancë nuk morën pjesë deputet serb Kuvendi i Kosovës njëzëri shpalli Kosovën shtet të pavarur. Kosovën menjëherë filluan ta njohin shumë shtete të botës. Shteti i parë që e ka njohur Kosovën është Afganistani pastaj Kostarika, Shqipëria, Anglia, SHBA, Franca etj.

19/09/2023

Address

Brigada 125 Remzi Ademi
Kamenicë
62000

Telephone

+38345217218

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Restaurant "ODA" Hodonoc posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Restaurant "ODA" Hodonoc:

Share

Category