20/10/2026
ACORN RESTAURANT – ANËTARI MË I RI GOLD I ODËS SË HOTELERISË DHE TURIZMIT TË KOSOVËS
Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës (OHTK) ka kënaqësinë të njoftojë anëtarësimin e ACORN RESTAURANT si anëtar GOLD, duke zgjeruar rrjetin e bizneseve që kontribuojnë në zhvillimin dhe fuqizimin e sektorit të hotelerisë dhe turizmit në Kosovë.
Ky anëtarësim shënon fillimin e një partneriteti të rëndësishëm, me synim promovimin e gastronomisë, ngritjen e cilësisë së shërbimeve dhe krijimin e mundësive të reja për bashkëpunim dhe zhvillim të qëndrueshëm.
OHTK i uron mirëseardhje ACORN RESTAURANT dhe shpreh mirënjohjen për besimin dhe gatishmërinë për të qenë pjesë aktive e komunitetit tonë të bizneseve.
📍 Lokacioni: Makresh i Epërm
📞 Kontakt: +383 48 850 800
Së bashku për një hoteleri, gastronomi dhe turizëm më të zhvilluar në Kosovë!