Qyteti i Dibrës

Directions Website

Qyteti i Dibrës Mirë se vini në faqen zyrtare tonë! 🇦🇱
🕊️ Respektojmë mendimin e secilit, por kërkojmë kulturë komunikimi. Në vitet 30-40 të shek.

Nuk lejohen fyerjet, gjuha e urrejtjes apo provokimet. Komentet nga profile të rreme (fake profile) fshihen menjëherë dhe bllokohen nga portali. Administrimi
Shteti ~ [[North Macedonia]]
Bashkia ~ Bashkia e Dibrës
Targat e makinave ~ DB-????-AB
Kryetari i Bashkisë ~ Fisnik Mela
Partia ~ VLEN (Alternativa)

Statistika dhe Transporti :

Sipërfaqja ~ 145.67 km2
Kodi Postal ~ 1250
Prefiksi ~ +389 (0) 46
Faqja Zyrtare ~ www.qytetiidibres.info
Koordinatat ~ 41° 31′ 0″ Veri
~ ~ 20° 32′ 0″ Lindje
Demografia :

Popullsia ~ 19,542 banorë
Dendësia ~ 134,15 banorë/km2

Historia :

Emri i Dibrës përmendet që nga shekulli i pestë para erës sonë nga Herodoti, e më vonë në shekullin e parë të erës sonë nga Straboni dhe Plini. Këta përmendin fisin Ilir, fisin e Doberëve, të cilët themeluan qytetin e tyre me emrin Dober. Ptolomeu në shekullin e dytë të erës sonë konfirmon në hartat e tija planin e qytetit të quajtur Dober apo Doberos dhe banorët e tij Doberët. Hulumtimet arkeollogjike dhe historike të deritanishme konfirmojnë se Dibra është pasardhësi i qytetit të Doberos, prej nga rrjedh dhe emri i sotëm Dibër. Dibra ka qenë qendër e njohur tregtare dhe e artizanatit në të kaluarën dhe ka luajtur rol të ëndësishëm në historinë e këtij regjioni. Ky qytet ka qenë udhëkryqi kreysor i këtij regjioni nepër të cilin kalonte edhe Via Egnatia. Më vitin 1502 njihet si qendër e rëndësishme qytetare. XIX, kishte afro 8400 banorë dhe 250 dyqane, dhe ishte një nga qendrat më të rëndësishme ekonomike. Ne 1909 në Dibër u mbajt Kongresi i Dibrës, kongres ky që edhe pse u organizua nga xhonturqit dhe pak shërbim i solli Lëvizjes Kombëtare,[1] për herë të parë bëri që gjuha shqipe të mund te jepej mësim nëpër shkolla në menyrë të ligjshme brenda Perandorisë Osmane. Deri në vitin 1911 Dibra ka qenë një nga vendet më të zhvilluara në regjion si nga ekonomia, artizanatet, tregtia, ndërtimet dhe arkitekturën e saj të veçantë por edhe në planin kulturo-social. Në këtë kohe Dibra numëronte 11.000 banorë dhe 462 sh*tore. Por mbas turbullirave dhe luftave Ballkanike ky vend e humbi rëndësinë e vet, ashtuqë sot është një nga vendet më të pazhvilluara ne Maqedoni. Dibra është një qytet pa fshatra, pasi pjesa më e madhe e fshatrave mbetën përtej kufijëve, praktikisht në Shqipëri. Qyteti pësoi degradim ekonomik dhe degradim kulturor të gjithanshëm.

10/17/2026
📩 MESAZH I ARDHUR NË INBOXIN TONËNjë qytetar nga Dibra na ka shkruar për një shqetësim lidhur me kamerat e sistemit “Saf...
10/13/2026

📩 MESAZH I ARDHUR NË INBOXIN TONË

Një qytetar nga Dibra na ka shkruar për një shqetësim lidhur me kamerat e sistemit “Safe City” dhe mungesën e shenjave të qarta për kufizimin e shpejtësisë në qytet.

Përshëndetje, ju shkruaj në lidhje me kamerat e sistemit “Safe City”, të cilat thuhet se janë vënë në funksion edhe në Dibër. Shqetësimi ynë si qytetarë është se në shumë zona të qytetit nuk kemi vërejtur shenja të qarta që tregojnë limitin e lejuar të shpejtësisë.
Do të ishte mirë që institucionet përgjegjëse të vendosnin sinjalistikën e nevojshme në çdo zonë, në mënyrë që qytetarët të informohen se sa km/h lejohet të vozitet në rrugë të ndryshme të qytetit.
Nuk jemi kundër sigurisë në trafik, përkundrazi, por mendojmë se qytetarët duhet të informohen qartë për kufizimet e shpejtësisë, në mënyrë që të shmangen paqartësitë dhe gjobat e mundshme.
Ju lutem, ngrijeni këtë shqetësim publikisht dhe kërkoni sqarim nga institucionet përgjegjëse. Faleminderit!

10/12/2026

Opinionet per Dibranet!

Dibra 1941
10/10/2026

Dibra 1941

• Оruç Abazovski është zgjedhur kryetar i ri i Gjykatës Themelore në Dibër, me vendim të Këshillit Gjyqësor të miratuar ...
10/10/2026

• Оruç Abazovski është zgjedhur kryetar i ri i Gjykatës Themelore në Dibër, me vendim të Këshillit Gjyqësor të miratuar në seancën e mbajtur më 30 shtator 2026.

Abazovski deri më tani ka ushtruar detyrën e gjyqtarit në të njëjtën gjykatë, ndërsa me vendimin e ri merr pozitën drejtuese në këtë institucion gjyqësor.

Në procedurën e zgjedhjes ka marrë pjesë edhe kryetari i deritanishëm Mersim Marku, por Këshilli Gjyqësor ka konstatuar se ai nuk i plotëson kushtet ligjore për t'u rizgjedhur.

Me vendimin e Këshillit Gjyqësor, Oruç Abazovski është zgjedhur kryetar i ri i Gjykatës Themelore në Dibër.

****

Оруч Абазовски избран за нов претседател на Основниот суд во Дебар

Оруч Абазовски е избран за нов претседател на Основниот суд во Дебар, со одлука на Судскиот совет, донесена на седницата одржана на 30 септември 2026 година.

Абазовски досега ја извршувал функцијата судија во истиот суд, а со новата одлука ќе го преземе раководењето со оваа судска институција.

Во постапката за избор на нов претседател учествувал и Мерсим Марку. Сепак, Судскиот совет утврдил дека тој не ги исполнува законските услови за повторен избор на оваа функција.

Со оваа одлука, Оруч Абазовски ја презема одговорноста за раководење со Основниот суд во Дебар.

Banjishti i Dibrës, dikur dhe sot. 🏡Një copëz e bukur nga historia e këtij vendi. ❤️
10/06/2026

Banjishti i Dibrës, dikur dhe sot. 🏡
Një copëz e bukur nga historia e këtij vendi. ❤️

Dibra e Madhe, 1932. 🕰️Një pamje e rrallë e Dibrës së dikurshme, e ruajtur në kohë shtëpitë, minaret dhe malet që rretho...
10/06/2026

Dibra e Madhe, 1932. 🕰️
Një pamje e rrallë e Dibrës së dikurshme, e ruajtur në kohë shtëpitë, minaret dhe malet që rrethonin qytetin. Një copëz nga historia e Dibrës së Madhe, mbi 90 vite më parë. ❤️🏔️

10/05/2026

Privohet nga liria një banor i fshatit të Dibrës, dogji bar të thatë dhe shkaktoi zjarr

Më 04.10.2026, në orën 18:50, në fsh. Bomovë të Dibrës, nëpunës policorë të NJPB Dibër e privuan nga liria V.M. (40) nga fshati i njëjtë. Paraprakisht ishte denoncuar se gjatë pastrimit të arës së tij në zonën e fshatit kishte djegur një sasi të madhe bari të thatë, pas çka zjarri ishte përhapur dhe kishte përfshirë një sipërfaqe prej rreth 3.000 metrash katrorë. Nuk ka persona të lënduar, ndërsa ka intervenuar Njësia Territoriale Zjarrfikëse nga Dibra. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, kundër tij do të paraqitet kallëzim përkatës.

------------

Лишен од слобода жител на дебарско село, запалил сува трева и предизвикал пожар

На 04.10.2026 во 18:50 часот во дебарското село Бомово, полициски службеници од ОВР Дебар од слобода го лишија В.М.(40) од истото село. Претходно било пријавено дека при чистење на неговата нива во атарот на селото запалил поголема количина сува трева, по што пожарот се проширил и зафатил површина од околу 3000 метри квадратни. Повредени лица нема, а интервенирала Територијалната противпожарна единица од Дебар. По целосно документирање на настанот, против него ќе биде поднесена соодветна пријава.

Banjat minerale të Dibrës v.1920' (Banjishtë)
10/05/2026

Banjat minerale të Dibrës v.1920' (Banjishtë)

B.F: "Ishim mirë kur ishim keq!"E kam titulluar kështu albumin dhe në vete ka sa sarkazëm po aq realitet. Janë fotografi...
10/04/2026

B.F: "Ishim mirë kur ishim keq!"

E kam titulluar kështu albumin dhe në vete ka sa sarkazëm po aq realitet. Janë fotografi të vjetra të Dibrës tonë, të Madhe, ashtu siç duam ta thërrasim dhe ta njohim vetë dhe të tjetët. Janë fotografi të edituara me intelegjencë artificiale, ku kam ruajtur maksimalisht çdo detaj.

Nuk dyshoj se Dibrën e duam, përmallemi për të, e respektojmë, krenohemi, lëvdohemi, ashtu edhe na dinë edhe na njohin! Ka edhe epitete të tjera: Dibra e madhe me shtatë minare, kur shkatërrohet Stambolli Dibra e ndërton, Dibra punon-beogradi ndërtohet.... e shumë të tjera. Por fatkeqësisht, realiteti nuk na njehsohet me historinë, me të kaluarën. Përveç ndërtimeve, unë vlerësoj se gjithçka tjetër mungon ose nuk mjafton. Shpresoj gjërat do ndryshojnë, ose të paktën patjetër të përpiqemi ti ndryshojmë për mirë, përndryshe koha ec shpejt, dhe do të humbim çdo shans dhe çdo mundësi për të ndenjur në binarët e zhvillimit! Duhet përpjekja e çdonjërit, e çdo Dibrani...

Shembulli, puna, dinjiteti, mësimi dhe fjala e të parëve tanë vlen më shumë se çdo broshurë partie, më shumë se çdo "projekt" europian në letër, më shumë se pasuria disave në kurriz të shumicës...

Ps. E përbashkët për të gjitha fotografitë, pastërtia!

Address

Macedonia, OH
1250

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Qyteti i Dibrës posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share