25/03/2026
Laboratori i Punës, World Cafe dhe Panairi Enoliexpo në Bari
Në organizimin e Shoqatës së Ullishtarëve Valdanos, grupi i ullishtarëve nga Ulqini mori pjesë në panairin prestigjioz ndërkombëtar ENOLIEXPO, i cili u mbajt më 19 dhe 20 mars në Bari, Itali.
Vizita u realizua në kuadër të projektit „HEVON – Rrjeti i NVM-ve konkurruese në Adriatikun Jugor për vaj ulliri ekstra të virgjër me cilësi të lartë“. ENOLIEXPO është panair i specializuar italian, i dedikuar teknologjive moderne, makinerive, pajisjeve dhe shërbimeve në prodhimin e vajit të ullirit, verës dhe birrës artizanale, duke mbledhur ekspertë dhe prodhues të shquar nga kjo fushë.
Gjatë qëndrimit, pjesëmarrësit patën mundësinë të ndjekin trajnime profesionale në fushën e zhvillimit, degustimit dhe promovimit të vajit të ullirit, me fokus të veçantë në forcimin e pozicionit të vajit ekstra të virgjër të ullirit si një element kyç i gastronomisë moderne dhe ofertës së objekteve gastronomike të nivelit të lartë.
Në kuadër të aktiviteteve të panairit dhe projektit HEVON, u organizua edhe punëtoria e tipit Living Lab, gjatë së cilës pjesëmarrësit kontribuan aktivisht përmes shkëmbimit të ideve dhe propozimeve për dizajnin dhe zhvillimin e karrocave të specializuara për prezantimin dhe promovimin e vajrave cilësorë të ullirit. Këto zgjidhje inovative synojnë përmirësimin e dukshmërisë dhe promovimit praktik të vajit të ullirit në sektorin e gastronomisë.
Në ditën e dytë të panairit u mbajt edhe “HEVON World Cafe”, i cili përfshiu punëtori pjesëmarrëse, shkëmbim mendimesh dhe përvojash, si dhe përcaktimin e rekomandimeve konkrete për zhvillimin dhe promovimin e mëtejshëm të vajit ekstra të virgjër të ullirit, duke përfshirë përmirësimin e mundësive për eksport dhe import në tregun rajonal dhe ndërkombëtar.
Projekti HEVON financohet nga Bashkimi Evropian përmes programit Interreg IPA South Adriatic, në kuadër të të cilit, përveç ullishtarëve dhe hoteliereve nga Mali i Zi, marrin pjesë edhe partnerë nga Italia dhe Shqipëria.