23/07/2025
📍 Kalaja e Ulqinit – e lënë qëllimisht në këtë gjendje!
Nuk është harresë. Nuk është rastësi. Është neglizhencë e qëllimshme nga institucionet që duhej ta ruanin.
Kjo është fytyra e vërtetë e “kujdesit” për trashëgiminë tonë.
Turistët e shohin, qytetarët e ndjejnë, institucionet heshtin.
✋ Kjo nuk është përgjegjësi e banorëve të Kalasë. Përreth shtëpive të tyre ka pasterti, rregull dhe përkushtim. Janë pikërisht banorët që e mbajnë gjallë këtë vend dhe ia rrisin vlerën turizmit me mundin e tyre të përditshëm.