Kërkesa e vazhdueshme për banim modern dhe me kushte superiore të infrastrukturës, bën që villat Enylux dhe vetë lagjja të dominojnë mbi lagjet tjera të qytetit si për nga pozita, zgjidhjet arkitekturore, ashtu edhe nga komoditeti i hapësirave të banimit. Me një ambient të planifikuar për plotësimin e ideve bashkëkohore të jetesës, lagjja Enylux shtyn edhe më tej kufijtë e konceptit të banimit. Gj
atë zgjidhjes ideore të planimetrive të shtëpive, jemi munduar që konfori maksimal i hapësirave të brendshme gjithësesi të reflektojë edhe në hapësirën e jashtme, kështu që rregullimi i saj edhe njëherë e plotëson përsosjen e villës. Teknikat moderne të ndërtimit mundësojn një shumllojshmëri të enteriereve me zgjidhje të përsosura ideore, duke lënë mundësinë që ju vetë ta bëni disejnimin e hapësirës së preferuar.