29/09/2022
Të dashur bashkëvendas nga Medvegja,
Pasnesër, me 1 tetor, fillon procesi i regjistrimit të popullsisë në Komunën e Medvegjës. Ky proces është shumë i rëndësishëm për ne si shqiptarë nga Medvegja, Presheva dhe Bujanoci, prandaj ju bëj thirrje të gjithëve që të regjistroheni masovikisht. Ju lutem që këtë proces ta merrni me shumë seriozitet në mënyrë që mos të mbetet asnjë shqiptar pa u regjistruar.
Kushtet: 1 familjar me letërnjoftim (Nr. Personal) mund t'i regjistroj të gjithë anëtarët e familjes pa prezencën e tyre duke treguar emrin, mbiemrin dhe numrin personal (jo i domosdoshëm) të familjarëve.
Mevlud Sinani, Zavendësministër për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e Republikës së Kosovës