Ha si n'shpi

Ha si n'shpi KEEP CALM AND
IGNORE
JUNK FOOD!!!

01/09/2014

CFARE TE VENDOSIM NE SHPORTEN E SHTATORIT!
RRUSH!
Eshte quajtur fruit I “jetegjatesise”, “kenaqesise” dhe “detoksikimit”.
Shume I pasur ne polifenole te cilat I japin vlera antioksiduese dhe anti-inflamatore te cmuara. Ne saje te efekteve diuretike konsiderohet frut qe ndihmon shkarkimin e lengjeve dhe neutralizon efektet anesore te konsumit te tepruar te kripes! Farat e rrush*t jane nen mikroskop per te vertetuar efektet e tyre kunder qelizave kanceroze. Resveratroli gjendet te rrushi I kuq dhe eshte antioksidanti qe lidhet me jetegajtesine me shume se cdo tjeter!
Keshille: rrushi i kuq dhe i zi permban me shume antioksidante se rrushi i bardhe por, lengu i rrush*t te bardhe eshte ideal per nje aparat tretes delikat! Lengu i rrush*t te bardhe eshte i pershtatshem edhe per bebet qe sapo kane filluar ushqimin.

Mirëmëngjes miq :)
29/08/2014

Mirëmëngjes miq :)

PasulPërbërësit0.5 kg pasul1 qepë2 speca1 domate1dl.vaj ose 100gr. yndyrë ( tlyn, margarine apo buter)1 lug gjelle krip1...
27/08/2014

Pasul
Përbërësit
0.5 kg pasul
1 qepë
2 speca
1 domate
1dl.vaj ose 100gr. yndyrë ( tlyn, margarine apo buter)
1 lug gjelle krip
1 lug gjelle biber te kuq
Pasulin me pak ujë e zijmë per 15 min. Atë ujë e derdhim dhe Ia shtojmë 2L. ujë të nxehtë. Tenxheren më pasul e lëmë në temperaturë të ultë 2 – 3 orë. Qepën e grirë e kavërdisim në yndyrë, pastaj ia shtojmë specat e grirë dhe domatën e copëtuar imt. Të gjitha I fergojmë për afër 15 min, mandej ia shtojmë një lugë biber te kuqë dhe1- 2 kupa ujë nga pasuli i zier. Fergesën më qepë, spec, domate dhe biber të kuqë ia shtojmë pasulit të zier , të cilit paraprakisht i kemi shtuar një lug gjelle kripë dhe ashtu e lëmë 15 min në tëmpëraturë minimale.

Tavë dheu tiransePerberesit300g gjize,250g mish ose melci,3 domate,2 speca,150g vaj ulliri,3 thelbinj hudhra,spec i kuq1...
27/08/2014

Tavë dheu tiranse
Perberesit
300g gjize,
250g mish ose melci,
3 domate,2 speca,
150g vaj ulliri,
3 thelbinj hudhra,spec i kuq
1 lug gjelle,
2 kokrra qepe dhe kripe…
Marim nje tigan hedhim vajin, hedhim mbrenda ne tigan mishin qepen trazohen,,me pas hedhim domatet e grira, hudrat, specin e kuq,i trazojm dhe i lejme per 20 min derisa te ziejn me pas hedhim dhe gjizen.Kjo shoqerohet me nje gote raki.

25/08/2014

Perberesit:
275 gr Cokolate
300 gr Buter ose margarine
1 Pako sheqer vanille
300 gr Sheqer
1 Prise krip
6 Veze
375 gr Miell
1 Pako bakin
Levorja e dy portokajve
80 ml Leng portokalli te marrur nga dy portokajt
30ml Vaj
PERGADITJA:
1. 75 gr cokolate e coptojme. Vajin, sheqer vanillen, sheqerin dhe kripen e perzim me mikser deri sa masa te behet krem. Ia shtojme vezet nje nga nje. Miellin, bakini dhe levoren e grryer te portokajeve i perzim se bashku me lengun e portokallit dhe qesim te kremi nga vezet si dhe ne fund shtojme edhe cokolaten e coptuar.
2.Marrim nje tepsi me permasa 12x30 cm e lyejme me vaj dhe e qesim tere masen. Te pjeket per 80 minuta ne temperatur 175 Grad. Te shikohet me piru nese torta eshte pjekur. Largojme torten nga furra dhe e lem per 15 minuta te ftohet dhe pastaj e largojme nga tepsia.
3. 200 gr cokolate e shkrim duke ia shtuar edhe vajin dhe ne fund ia qesim mbi torte. Te qendroje ne frigorifer per 1 ore.

Rolo pandispanj me cokollate dhe bajame.PERBERESITPer mbushjen200gr cokollat pa qumesht1/2 filxhanit bajame te grira1/2 ...
22/08/2014

Rolo pandispanj me cokollate dhe bajame.
PERBERESIT
Per mbushjen
200gr cokollat pa qumesht
1/2 filxhanit bajame te grira
1/2 filxhanit krem qumeshti
1 pako krem cokollate per ti hedhur lart
Per pandispanjen
1 filxhan miell
3 veze
1/3 filxhanit sheqer.
pak banilje
Pergatitja
Per pandispanjen: Rrahim ne mikser vezet me sheqerin me 2-3 luge uje deri sa te jene lidhur mire.Ngadalesojme rrahjen dhe hedhim vaniljen me miellin pak e nga pak. Ne nje tepsi te ceket ne forme katrore vendosim leter vaj dhe hedhim brumin e pandispanjes E pjekim ne furr me temperature 190 grad per 15 minuta. Enxjerrim nga furra pandispanjen e mbulojme me nje pecete dhe e mbledhim rrole. E leme te ftohet.
Per mbushjen
Shkrijme cokollaten dhe e perziejme me kremin e qumeshtit dhe me bajamet e grira Hapim pandispanjen me kujdes mos te na prishet dhe shtrojme mbushjen.E mbledhim prap ne forme rrole dhe i hedhim lart krem cokollate.Mbahet ne frigorifer.
NJe embelsire shum e mire per te qeras miqt.

JA SE CFARE JU SYGJEROJME TE GATUANI SOT!Me vetem 7 veprime keni perftuar nje pjate te shijshme dhe te shendetshme vere!...
22/08/2014

JA SE CFARE JU SYGJEROJME TE GATUANI SOT!
Me vetem 7 veprime keni perftuar nje pjate te shijshme dhe te shendetshme vere!
SPAGETI ME SALCE DOMATESH TE FRESKTA:
-4 domate te medha te pjekura mire
-1 1/2 luge te vogel kripe
-360gr spageti
-10 thelpinj hudhra
-1 filxhan borzilok te fresket
-30gr gjalpe dhie te fresket ose vaj ulliri
Ndiqni fotot per pergatitjen si dhe intuiten tuaj
Shijojini per te fituar energji, fibra dhe "likopene" - nje luftetar i denje kunder radikaleve te lira dhe rrezeve te demshme te diellit!

22/08/2014

DESHIRONI TE USHQEHENI SHENDETSHEM SOT?
MENGJES:
-2 feta shalqi, 1 fete pjeper, 5 bajame dhe pak djathe dhie
PARADITE:
-1 fete buke thekre me gjize dhe recel manaferrash
-2 kumbulla vishnje dhe pak kikirika
DREKE:
-sallate me misra, lakra jeshile, kastraveca, qepe, djathe dhie, menderz dhe vaj ulliri
-peshk furre me domate, qepe dhe dafine dhe pak vaj ulliri, patate te vogla te pjekura bashke me lekuren
PASDITE:
-1 miser te zier me pak vaj-limon, majdanoz
-1 leng thanash
DARKE:
-sallate me domate, kastrevaca, speca, djathe dhie, ullinj & borzilok
-2 petulla te bera ne shtepi me miell integral dhe pak vaj ulliri
-Tarator me kastraveca, kunguj, koper dhe fara
PARA GJUMIT
-1 kupe rrush te zi
Ju befte mire

18/08/2014

Avokado, farat e kungullit, shega, specat djegës, gocat e detit (lloj midhjesh), kakao etj., janë ushqime që ndikojnë në humorin e mirë, qetësinë, energjinë dhe, mbi të gjitha, një ekuilibër të mirë hormonal

Shega

eros-1Për shekuj me radhë është menduar se shega ndihmon në ngjizjen e një fëmije. Sot, shkenca ka treguar se kokrrat e kësaj frute janë të pasura me vitamina, minerale e antioksidantë të veçantë. Ato ndihmojnë për të luftuar impotencën te meshkujt si dhe për të reduktuar stresin te të dyja gjinitë.

Kakao

Kakao stimulon prodhimin e endorfinës, ndez dëshirën femërore dhe siguron një sasi të madhe mineralesh të rëndësishme, sidomos magnezin. Por, gjithsesi, bëni kujdes: mjafton një sasi e vogël dhe e përqendruar.

Gocat e detit (lloj midhjesh)

Njerëzit që nuk i pëlqejnë, mbase nuk e arsyetojnë si të drejtë këtë gjë, por ja që e vërteta është kështu: gocat e detit janë një ushqim afrodiziak që shtojnë dëshirën seksuale. Përmbajtja me zink stimulon prodhimin e testosteronit dhe ekuilibrin hormonal të femrave dhe meshkujve, duke favorizuar në këtë mënyrë aktivitetin seksual dhe pjellorinë.

Speci djegës

Përbërja e tij djegëse përshpejton punën e sistemit nervor dhe rrit numrin e rrahjeve të zemrës, që përshpejton dëshirën seksuale.

Avokado

Ky super ushqim, i pasur me acide të yndyrshme bazike, vitaminë B dhe acid folik, ruan ekuilibrin hormonal dhe ndihmon zemrën të funksionojë rregullisht.

Shpargu

I pasur me kalium, kripëra minerale, vitaminë B dhe E, shpargu stimulon prodhimin e hormoneve seksuale dhe rrit veçanërisht dëshirën seksuale të meshkujve.

Bajamet

erosNëse konsumohen çdo ditë, bajamet e pasurojnë trupin me vitaminë E, e cila nxit epshin dhe sjell humor të mirë.

Banania

E pasur me magnez dhe kalium, banania ekuilibron presionin e gjakut, dhe rrit dëshirën seksuale te meshkujt.

Xhenxhefili

Ndër shumë cilësitë e mira që kjo rrënjë ka, është edhe aftësia e saj për të rritur temperaturën e trupit dhe për të përshpejtuar rrahjet e zemrës, duke rritur qarkullimin e gjakut.

Farat e kungullit

Pasi janë pjekur në furrë ose në tigan, farat e kungullit furnizojnë gjakun me zink, i cili rrit nivelin e testosteroneve, dhe nxit riprodhimin te meshkujt dhe te femrat,

Vaji i ullirit

Yndyrat e ngopura i ngushtojnë arteriet, por vaji i ullirit është i pasur me yndyra të pangopura që ndikojnë në hapjen e arterieve të gjakut.

Lajthitë

Lajthitë kanë shumë aminoacide. Po kështu edhe një përbërës kimik të quajtur ‘arginine’, që stimulon ereksionin.

Domatet

Studimet tregojnë se likopeni, një anëtar i familjes së vitaminës A, e mban prostatën të shëndetshme. Likopeni përthithet më mirë kur domatet gatuhen me pak vaj

Roladë me dredhëzaPërbërësit7 vezë,7 lugë sheqer,7 lugë miell,3 dcl ajkë ose 2 qeska krem të rrahur,1/2 kg dredhëza.Përg...
18/08/2014

Roladë me dredhëza
Përbërësit
7 vezë,
7 lugë sheqer,
7 lugë miell,
3 dcl ajkë ose 2 qeska krem të rrahur,
1/2 kg dredhëza.
Përgatitet patishpani nga vezët,sheqeri dhe mielli.

Në tepsi katrore të shporetit,të lyer me yndyrë dhe të shtruar me letër,derdhet masa e përgatitur dhe piqet në furrë me temperaturë 250 gradë Celsius për 15 minuta.

Ndërkohë pastrohen dhe priten dredhëzat përgjysmë ose në copa të vogla.

Tundet ajka.

Korja e pjekur përmbyset në pecetë të lagur.

Lyhet me ajkë dhe mbi ajkë hidhen dredhëzat.

Mbështillet në roladë me ndihmën e pecetës.

Kthehet në tepsi dhe mbështillet me letër ku është pjekur gjersa të ftohet.

Mbi hidhet sheqer pluhur dhe pritet në pjesë të holla.

Shërbehet duke e zbukuruar me dredhëza.

Tavë Krapi ShkodraneTava e Krapit eshte nje pjate tradicionale peshku e qytetit te Shkodres, e cila ruhet me fanatizem n...
18/08/2014

Tavë Krapi Shkodrane
Tava e Krapit eshte nje pjate tradicionale peshku e qytetit te Shkodres, e cila ruhet me fanatizem nga qytetaret e tij. Origjina e kesaj recete daton qe me lindjen e pazarit te Shkodres ku guzhinieret e asaj kohe (akshijte sic quheshin atehere) e perpunuan peshkun derisa perftuan kete gatim te shijshem. Pikerisht ne kete periudhe, nese krapi servirej ne tavoline per te ftuarit, koka e tij i ofrohej mikut kryesor te shtepise ne shenje respekti, dhe shpesh here beheshin pazare per nderrimin e saj me ditar t**e.

Koha me e mire per te gatuar krapin eshte maj-qershor, atehere kur krapi (preferohet te jete mashkull) arrin 4-5kg madhesi dhe serviret per rreth 8 persona.

Perberesit per 8 persona
nje krap te fresket 4-5kg
1kg domate shume te pjekura ose salce
1.5kg qepe
400gr hudhra
1/2l uthull rrushi te kuqe
nje cope pistil
6-7 gjethe dafine
vaj luledielli
kripe
piper te zi
majdanoz
pak sheqer
Pregatisim fillimisht krapin te cilin e pastrojme mire brenda dhe jashte dhe i heqim nje kocke ne forme trekendeshi qe gjendet ne afersi te kokes (pethi). Peshkun e presim ne thela rreth 3cm te trasha duke eleminuar pjesen e bishtit. I kalojme copat nen uje te rrjedheshem, i thajme me letra kuzhine dhe i kaverdisim ne tigan me pak vaj luledielli derisa te marrin ngjyre te arte nga te dyja anet. Kjo sherben qe mishi i peshkut te mos shperhapet gjate gatimit. Vajin e peshkut e ruajme per te pregatitur harxhen si me poshte:

pastrojme qepet, i qerojme dhe i presim ne feta te holla te cilat i kaverdisim ne tiganin ku skuqem peshkun derisa te marrin ngjyre te arte. Shtojme hudhrat e pastruara dhe te ndara ne dy ose kater pjese dhe vazhdojme gatimin edhe per pak minuta. Shtojme se fundi edhe domatet te cilave i kemi hequr lekuren (ose salcen e domateve) dhe e leme salcen te zieje derisa qepet te zbuten plotesisht (rreth 20 minuta).

Shtojme uthullen, pistilin e prere holle, kripe, piper, gjethet e dafines, pak sheqer dhe i leme te ziejne ne zjarr te avashem derisa te gjithe perberesit te shkrihen tek njeri tjetri dhe salca te rezultoje paksa e trashe.

Ne taven ku do te pregatisim krapin, vendosim thelat e tij dhe mbi te hedhim harxhen duke shtuar dhe pak uje. E pjekim tave ne furre te parangrohur ne 150°C derisa salca te avulloje dhe peshku te kete marre ngjyre te arte (mund te nevojiten 30-40 minuta). E sperkasim me pak majdanoz ne siperfaqe dhe e servirim te zbukuruar sipas deshires

Fërgesë e TiranësSot po ju sjellim nje pjate mjaft te thjeshte, te shendetshme dhe te shpejte, Fergesen.Perberesit3-4 qe...
18/08/2014

Fërgesë e Tiranës
Sot po ju sjellim nje pjate mjaft te thjeshte, te shendetshme dhe te shpejte, Fergesen.

Perberesit
3-4 qepe te njoma
2 domate
5 speca
3 veze
200 gr djath i bardhe
vaj ulliri
kripe
piper i zi
Pasi i kemi lare te gjithe perbersit i grijme holle me rradhe, qepet, specat, domatet.

Hedhim ne tigan qepet me vaj , shtojme specat dhe i skuqim bashke per pak minuta. Shtojme djathin te grire ne copa te vogla dhe me pas shtojme domatet e grira. Pasi te jene skuqur mjaftueshem shtojme vezet e rrahura.

Vazhdojme duke i perzier per rreth 4 minuta ne zjarr dhe tashme fergesa juaj eshte gati

Ju befte mire!!

Address

Rruga Xhanfize Keko, Te Ish-profarma
Tirana

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Ha si n'shpi posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share