REKA pasticeri

REKA pasticeri Si lindi "Pastiçeri Reka"? Por historia e "Pastiçeri Rekës" nuk përfundoi këtu.

Ishte Mustafa Reka, ai që krijoi "Pastiçeri Rekën" në Tiranë, menjëherë pas kthimit të tij nga Turqia, ku shkoi për të studiuar teologji fetare dhe gjuhët e lindjes. Gjatë kohës së studimeve, për të përballuar shpenzimet e jetesës, nisi punë në fabrikën më të famshme të ëmbëlsirave në Turqi, "Haci Bekir". Ishte pikërisht kjo përvojë, ajo që i dha Mustafa Rekës mjeshtërinë në përgatitjen e ëmbëlsir

ave, ku si specialitet i tij veçohej llokumi. Viti 1924, do t'i shtonte Tiranës një pastiçeri model, që me kohën do të kthehej në më të preferuarën e kryeqytetit, madje dhe të vetë familjes mbretërore. Vendodhja e përshtatshme (përballë Pallatit Mbretëror - sot Parlamenti - në rrugën e Elbasanit), eleganca dhe shija europiane në arredim, pastërtia, cilësia dhe shija unike në ëmbëlsira dhe sidomos kultura në mikpritjen e klientit, e kthyen shumë shpejt "Pastiçeri Rekën" dhe pastiçierin e saj të parë Musatafa Rekën, në më të dashurin për tiranasit. Kjo mjaftoi që "Pastiçeri Reka" të zgjeronte stafin e saj duke punësuar të tjerë njerëz dhe të bashkëpunonte me firmat më të njohura italiane, zvicerane e austriake të kohës për prodhim çokollatash, bonbonesh, karamelesh, konfetash, etj, duke ndërthurur traditën me modernen. Në 1938, "Pastiçeri Reka", u përfshi në përgatitjen e ëmbëlsirave dhe tortës së martesës së Mbretit Zog, duke u përfaqësuar denjësisht jo vetëm mes të ftuarve shqiptarë por edhe atyre të huaj, që vinin nga familje të tjera mbretërore nga e gjithë bota. Ndoshta ishte pikërisht ky eveniment, ai që krijoi lidhjen mes Mustafa Rekës dhe Mbretit Faruk të Egjiptit, i cili ka kërkuar që për dasmën e tij të përgatiteshin nga "Pastiçeri Reka" në Tiranë plot 250 kuintal llokume. Menjëherë pas festimeve, për të falenderuar “Pasticeri Rekën” për kualitetin e lartë në prodhimin e llokumeve, Mbreti Faruk dërgoi një letër mirënjohjeje, e cila fatkeqësisht pas djegies së dyqanit nga një predhë (viti 1944) nuk ekziston më, sikurse shumica e objekteve dhe fotografive të aktivitetit 20-vjeçar të pastiçerisë. Puna dhe emri i ngritur me shumë mund nga Mustafa Reka, u vijuan me të njëjtin sukses nga i biri i tij, Muhametali Reka. Pas çlirimit, ndërsa i ati punonte si shef i punishtes së pastave në Tiranë, Muhameti vendosi të çelë në Tiranë në vijim të traditës familjare, pastiçerinë e tij. Përkushtimi, cilësia, bujaria, dekori i veçantë dhe mënyra e paharrueshme e trajtimit të klientëve, ku edhe fëmija i vogël trajtohej si një zotëri i vërtetë, e bëri atë një nga ambientet më të frekuentuara të kohës. Pas mbylljes së aktivitetit privat, Muhameti vazhdoi të punonte në bonbonerinë pranë rrugës së Barrikadave deri në vitin 1986. Ende sot mbahet mend mirë dhe kujtohet me nostalgji dyqani, në vitrinën e të cilit ekspozoheshin torta gjigante të papara, ku nuk mbetej fëmijë e i rritur pa ndaluar për t'i soditur. Brenda shfaqej një burrë i shkurtër, tepër i mirësjellshëm, me uniformën që shndriste nga pastërtia e që me një etiketë të rrallë mbresëlënëse, unike për kohën, trajtonte çdo klient. Megjithëse nisi punë në shtet, ai nuk hoqi dorë kurrë nga pasioni i tij, duke mos e ndërprerë asnjëherë aktivitetin e tij privat për familjarë e klientë besnikë të tij, duke kaluar më vonë fillin e traditës familjare tek nipi, Enesi, i cili pasi kreu studimet për kulinari e psikologji, vendosi që bashkë më të vëllanë Siditin, të shënonte në 2008 rikthimin e "Pastiçeri Rekës", shumë larg Tiranës, në Borsh, ku përgjatë gjithë muajve të verës ëmbëlsoi pushuesit e bregdetit në Jug. Aktiviteti i tyre nuk është ndërprerë për asnjë moment në këto 8 vite, dhe frytet e kësaj pune i sjellin këtë herë në këtë ambient elegant, në "Pastiçeri Reka" në Tiranë...
Me të njëjtën shije, me të njëjtin përkushtim e dashuri, me të njëjtën kulturë familjare, në vijim të një tradite gati shekullore duke na treguar se arti ka edhe anën e ëmbël të tij…

16/03/2026

Cfarë po vjen në 😍? Choux au Craquelin në katër shije të reja, limon🍋, luleshtrydhe🍓, skickers🍫 dhe kokos🥥.

Choux au Craquelin është një ëmbëlsirë franceze e bërë nga brumi Pâte à Choux dhe një shtresë krokante Craquelin sipër.

Kjo recetë është bërë shumë e famshme në pastiçeritë artizanale në të gjithë botën dhe së shpejti ju do e gjeni në të gjitha pastiçeritë Reka.

Eh ku ka më të mira se ballokumet Reka😍!Ballokumet janë recetë dhe traditë e qytetit të Elbasanit, gjithashtu një ëmbëls...
13/03/2026

Eh ku ka më të mira se ballokumet Reka😍!
Ballokumet janë recetë dhe traditë e qytetit të Elbasanit, gjithashtu një ëmbëlsirë që lidhet veçanërisht me Ditën e Verës🌻.
Në Reka Pasticeri, ballokumet përgatiten sipas recetës autentike tradicionale, duke ruajtur shijen origjinale.

Ju mirëpresim në 📍!

Croissant më të shijshëm dhe krokant ju premtojmë se nuk keni provuar më parë😍!Ne 7 shije të reja së shpejti në të gjith...
12/03/2026

Croissant më të shijshëm dhe krokant ju premtojmë se nuk keni provuar më parë😍!
Ne 7 shije të reja së shpejti në të gjitha 📍.

Në rubrikën tonë të preferuar😍!Faleminderit për çdo moment të paharrueshëm që krijoni me ne. 🎂Momentet më të bukura janë...
04/03/2026

Në rubrikën tonë të preferuar😍!
Faleminderit për çdo moment të paharrueshëm që krijoni me ne.
🎂Momentet më të bukura janë ato që festohen me Reka pastiçeri, dhe ne jemi të lumtur që jemi pjesë e festave tuaja.

Le të vazhdojmë të ndajmë së bashku shije dhe gëzim në çdo hap të rrugëtimit tuaj!

Si jeni me nepsin sot😍? Shije të reja ju presin në  🤤.Ju mirëpresim për t’ju ëmbëlsuar në tre vendodhjet tona:📍Komuna e ...
28/02/2026

Si jeni me nepsin sot😍? Shije të reja ju presin në 🤤.

Ju mirëpresim për t’ju ëmbëlsuar në tre vendodhjet tona:
📍Komuna e Parisit
📍Bllok
📍Pazari Ri

Ndonjëherë lumturia vjen në formën e një paste kerrtap. Portokall apo Limon? 🍊🍋 Vështirë të zgjedhësh kur të dyja duken ...
24/02/2026

Ndonjëherë lumturia vjen në formën e një paste kerrtap. Portokall apo Limon? 🍊🍋 Vështirë të zgjedhësh kur të dyja duken si të dala nga një pikturë. Ti cilën do të provoje të parën?

Ju mirëpresim në me shijet e reja💌!

23/02/2026

Një kërrtap perfekt plot me mango 🥭😍!
A i keni provuar? Komentoni të preferuarën tuaj⬇️.

Ndonjëherë lumturia vjen në formën e një paste kerrtap. Mollë apo Mango? 🍎🥭 Vështirë të zgjedhësh kur të dyja duken si t...
22/02/2026

Ndonjëherë lumturia vjen në formën e një paste kerrtap. Mollë apo Mango? 🍎🥭 Vështirë të zgjedhësh kur të dyja duken si të dala nga një pikturë. Ti cilën do të provoje të parën?

Ju mirëpresim në me shijet e reja💌!

Një cupcake = shije plot dashuri💌Porosisni cupcake tuaj të preferuar me design dhe shije që të mbeten në mendje.Na konta...
13/02/2026

Një cupcake = shije plot dashuri💌
Porosisni cupcake tuaj të preferuar me design dhe shije që të mbeten në mendje.

Na kontaktoni në DM📥 ose ju mirëpresim në tre vendodhjet tona:
📍Bllok
📍Komuna Parisit
📍Pazari i ri

Këtë Shën Valentin, mos thuaj thjesht “Të dua”, dhuroje atë. Tortat tona të personalizuara dhe cupcakes-et e dekoruara m...
13/02/2026

Këtë Shën Valentin, mos thuaj thjesht “Të dua”, dhuroje atë. Tortat tona të personalizuara dhe cupcakes-et e dekoruara me delikatesë janë krijuar për të festuar ndjenjën më të bukur në botë.
Torta me forma zemre dhe shije që të mbeten në mendje.

Na kontaktoni në DM📥 ose ju mirëpresim në tre vendodhjet tona:
📍Bllok
📍Komuna Parisit
📍Pazari i ri

Address

📍Komuna E Parisit 📍Pazari I Ri 📍Bllok
Tirana
TIRANE

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when REKA pasticeri posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to REKA pasticeri:

Share

Category