Fustanella Farm

Fustanella Farm �A Farm au Naturel�Organic Farming & Slow Food Restaurant � Nga Fara në Furkulicë � Farm to Table 🌾A Farm au Naturel🌽
Agrotourism & Restaurant.

An odyssey into Mediterranean & Balkan Cuisine. Seasonal food and recipes, local wine, local cheese, locally grown meat and homegrown organic produce. Organic Farming & Slow Food 🐌
From Seed to Fork - Nga Fara në Furkulicë 🍴Mentor Prof. Andrea Shundi 🤝 Head Agronomist Sokol Sinani 👨🏻‍🌾
Reservation required, please contact:
Tel. +355 69 448 4000
Every Day 09.00 AM - 22.00 PM

09/05/2026

FUSTANELLA FARM - Një fermë organike dhe dy restorante organikë nga fara në furkulicë!
Rezervime: +355 69 448 4000
Mirardhshi!



11/04/2026

Watch, follow, and discover more trending content.

24/02/2026

This Weeekend:

🇬🇷 GREEK NIGHT @ FUSTANELLA FARM
🗓️ Saturday Night 22 February | 🕗 20:00

Rhythm, wine & good vibes… the way only Greeks and Albanians know how 🇬🇷🇦🇱
MENU (LAND & SEA) À LA CARTE

🎤 Niki Selmanaj – a voice that raises toasts and awakens youthful memories…
🎹 Artan Xhaferi – a keyboard that never lets one doze off…
🎶 Gerti – bouzouki that gets you on your feet (even with a souvlaki in hand 😄)

Tables are set. Drinks keep coming. Meze keeps coming!
Music: Elladaaaa!

For Reservations:
📞 +355 69 448 4000

29/01/2026

On 5 February, Fustanella Garden welcomes Melesin Distillery for a special tasting & pairing evening,
hosted by their Italian enologist Roberto Spadaccini, who will guide us through:

• Leskovin & Mavrud wines
• Raki, aged and unaged
• Artisanal Albanian gins — The Goat
with Fustanella’s mezzes.

Born at 900 meters, shaped by stone, sun and cold nights, Melesin carries a tradition once reserved for emperors and leaders — now poured at our table.

A night of spirits, stories and honest Albanian craft.

📍 Fustanella Garden
📅 5 February
🍷🥃🍸

24/12/2025

Te Fustanella tani hapet një kapitull i ri në gotë:
EPOS…. “Një birrë prej kombit — për kombin…!” e krijuar me ujin e pashoq të Bjeshkëve të Namuna. Një birrë e sinqertë, pa filtra e pa tangërllëk e bekume nga Zanat e Malit!
Si çdo birrë e mirë, Epos pihet më mirë se sa tregohet.
Nëse do ta kuptosh Shqipërinë, mos lexo shumë — pi një EPOS.
Birra Epos ju vjen në dy versione, Lager dhe Wheat Beer… Mirë e shijofshi me shoqëri të mirë e të dashurit tuaj!

🍁MENU E DARKËS SË KËRSHËNDELLAVE 202520.00 Vendi: FUSTANELLA GARDEN &  GRUPI ETNO “AKUSTIKA”  3500 L - KOPSHTI I KËRSHËN...
05/12/2025

🍁MENU E DARKËS SË KËRSHËNDELLAVE 2025
20.00
Vendi: FUSTANELLA GARDEN & GRUPI ETNO “AKUSTIKA”
3500 L

- KOPSHTI I KËRSHËNDELLAVE - Sallatë me lakër të kuqe, lakër të bardhë, rrush të thatë, mollë jeshile, selino, bajame të pjekura, djathë dhie dhe shegë.
- BRUSKETË “BUQETA” - Brusketë me krem djathi, spinaq të marinuar, vezë shkurteze, dressing dhe fara pishe.
- DREDHANIKU I FUNDVITIT - Dredhanik me kungull dimri shoqëruar me salcë kosi shtëpie ndrequr me kopër të freskët.
KROKETË FESTIVE - me koçkull të mbushura me qepë të karamelizuar, kackavall deleje, shoqëruar me krem domate pikante.
- RAVIOLI “ NATALE “ - Ravioli të shtëpisë të mbushura me rukola dhe gjize shtëpie.
- PATÉ “NOEL” me mëlçi viçi shoqëruar me shurup thane.
- GJELDETI nga FUSTANELLA FARM - gjoks gjeli i mbushur me fruta të thata (kajsi /kumbulla Shumbati) me salcë agrumesh, pekmez shege, shoqëruar me patate dhe krem kungulli te ëmbël.
- ËMBËLSIRË
Pavlova me fruta pylli

Për të rezervuar :
TEL / WHATSSAP +355 68 600 0727

🍁🍁MENUJA E DREKËS SË KËRSHËNDELLAVE 2025
12.00
Vendi: FUSTANELLA FARM & GRUPI ETNO “AKUSTIKA”
3400 L

KOPSHTI I KËRSHËNDELLAVE - sallatë me lakër të bardhë e të kuqe, karrotë, selino, panxhar i pjekur, brokoli, mandarinë, djathë dhie, fara pishe

BRUSKETË “BUQETA - me krem djathi, dardhë e pjekur, fara pishe, mjaltë bedunice

KREM SPECI - krem speci të kuq furre, me gjizë shtëpie dhe arra

DJATHË I BARDHË LOPE - i pjekur në tigan, shuar me konjak dhe mjaltë lulesh

BYREK ME PULË fshati dhe qepë

LULELAKËR e pjekur ne furrë, shoqëruar me krem koçkulle, arra dhe narden shege

INVOLTINI ARBËRESH me kale dhe perime

OSSO BUCO qengji, shoqëruar me kek perimesh dhe salcë mishi

ËMBËLSIRË ( bakllakava e mbushur me kabuni dhe akullore me tahini)

Për rezervime:
Tel / Whatssap: +355 69 448 4000

SOT - TONIGHT - SATURDAY, 29 NOVEMBER 2025 “RAKI & ROLL” TASTING & PAIRING EVENING ATFUSTANELLA GARDEN29 NOVEMBER • 19:0...
29/11/2025

SOT - TONIGHT - SATURDAY, 29 NOVEMBER 2025

“RAKI & ROLL” TASTING & PAIRING EVENING AT
FUSTANELLA GARDEN
29 NOVEMBER • 19:00

A NIGHT OF TASTING & MISBEHAVING
5 “DRUNK COUPLINGS” OF RAKI, MEZZE & DESSERTS
WITH HAPPY BELLY
LIVE SESSION MUSIC & DJ KRISTI KARKANAQE
SERI HASKURTI ( FUSTANELLA )

1800 L PER ANY RAKI AND FOOD ENTHUSIAST— BRING YOUR PALATES, WE’LL DO THE REST

Adresa: Fustanella Garden
29 Nëntor 2025 — Ora 19.00
(Pjesëmarrja: 1800 lekë qefliu — mos e merr si biletë, merre si investim në qejf.)



ÇIFTI I DEHUR 1

Raki rrushi – Kantina “Caco”
Mezetë: gici i tharë cingaridhe — racë luftëtari, s’të vjen të thuash “jo”.
Lulkulaç: kulaçi ynë me lulekuqe që të sheh drejt e në shpirt.
Krem dardhe & hudhre — kombinim që thotë: “Mos pyet shumë, provo.”



ÇIFTI I DEHUR 2

Raki rrushi – Kantina “Alpeta”
Mezetë: mëlçi e tiganisur — për të rritur që s’kanë frikë nga e vërteta.
Qiqra në Hell: qofte me hummus që s’ta mbajnë gjatë inatin.
Krem karrote & speci të ëmbël — momenti kur i thua vetes: “Mirë jemi, vazhdo.”



ÇIFTI I DEHUR 3

Raki dëllinje – Fustanella Farm
Mezetë: kungull dimrak me oriz të zi & borzilok — si të të thoshte dikush: “Je plot surpriza.”
Gjizë e aromatizuar — e thjeshtë, e ndershme, e drejtëpërdrejtë.
Si kushuriri i qetë i rakisë së fortë.



ÇIFTI I DEHUR 4

Raki e vjetër në fuçi lisi – Kantina “Arbëri”
Mezetë: patate e ëmbël me arrë të pjekur — për ata që pëlqejnë butësinë… por jo shumë.
Presh, djathë, kaçkavall — treshe me eksperiencë pune.



ÇIFTI I DEHUR 5

Rakia sipas qejfit: Perla, Caco, raki thane Tropoje, “Moskat” Lundra — festival karakteresh që nuk i bie kurrë njësoj.
Ëmbëlsirat Happy Belly
Kakao fondente me spec djegës & rozmarinë — e ëmbël, po mos e provoko shumë.
Reçel ftoi — si miku i urtë që të shpëton në fund të natës.

17/11/2025

E dinit qe ne te Fustanella e pjekim buken vete dhe jo vetem perdite, por dhe me miellin e grurit te rritur e korrur ne aren tone..? Jo per te sh*tur mend, por marrim shkas nga disa komente qe behen per fermen dhe punen tone. Dhe jo vetem tonen… Te njejtat recensione te padrejta i lexojme rendom edhe per koleget tane. Te vesh noten 1 per nje nderrmarrje ku punojne e lodhen mbi njezet kolege, diku edhe me teper se njezet e tridhjete, eshte kryekeput nje veprim i lig dhe i pajustifikueshem mllefi. T’i vesh kete note per nje pjate te vonuar, per sjelljen disi te ftohte te nje kamerieri, per nje tryeze qe nuk ta dhane, per sepse ishte e rezervuar, per nje çmim qe ty te duket i pajustifikueshem pa ditur se cilat jane kostot e nje ferme organike, ose per mungesen e ca pjatave qe dikush mendon se duhet te jene te pranishme dhe pa hedhur te pakten nje sy ne vendin ku ke vajtur per te bujtur do te thote qe te jesh ose symbyllur, ose i pandjeshem e pa pike empatie, ose mos te kesh idene se cfare perpjekjesh e sfilitjesh ka nje ferme, a nje restorant, po le te themi edhe nje kafeteria e thjeshte ne nje qoshe te atdheut tone… Urojme qe te jete kjo e fundit, ndaj po e ndajme me ju kete video, qe pasqyron vetem pak nga stermundimet tona per te sjelle te ju ate buken e bere vete, qe nganjehere edhe del paksa e ftohte… Keshtu qe, perpara se kapni ate lapsin e inatçiut, mendoni pak me gjate… hiqini syzet e erreta, shijoni te gjithe fermen tone dhe te atij tjetrit dhe kini parasysh qe kur vini ate 1-shin hakmarres per nje buzevarje te kamerierit, ia keni vene bujqve, zonjes qe ju ben xixe mbulesat e tavolines dhe tualetin, kuzhinjeres qe i mardhin duart duke qeruar patate, kamerierit qe i bien kembet per t’ju sajdisur dhe shoferit qe sfilitet ne trafik tere diten.

Address

Zaranik, Petrela
Tirana
1034

Opening Hours

Monday 09:00 - 23:00
Tuesday 09:00 - 23:00
Wednesday 09:00 - 23:00
Thursday 09:00 - 23:00
Friday 09:00 - 23:00
Saturday 09:00 - 23:00
Sunday 09:00 - 23:00

Telephone

+355694484000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Fustanella Farm posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Fustanella Farm:

Share