15/05/2024
eja të të gënjej...
gënjeshtra është më fisnike
se sa i hidhur zhgënjimi...
guxo të të gënjej veç një herë unë
siç guxove tërë jetës të të zhgënjejnë ata...
ato...nderi...morali...besa dhe premtimi...
gënjeshtra ime gjithnjë është më e bukur
se gjithnjë ndodhet përtej...
eja pra...
pa të zhgënjyer guxo të të gënjej...
Whisper