12/09/2025
✨ Faleminderit për një sezon të paharrueshëm! ✨
Të dashur miq, me shumë dashuri e mirënjohje ju njoftojmë se për këtë vit po e mbyllim sezonin tonë veror në Ëmbëltore Vera, Shëngjin.
Ishte kënaqësi e madhe t’ju shërbenim, të ndanim buzëqeshje, ëmbëlsi e kujtime të bukura me secilin prej jush.
🙏 Faleminderit që na zgjodhët për të ëmbëlsuar ditët tuaja!
Ne do të rikthehemi përsëri sezonin tjetër me surpriza të reja, shije të paharrueshme dhe shumë dashuri.
🌸 Ju urojmë një vjeshtë të qetë dhe të mbushur me gëzim.
Shihemi së shpejti në Ëmbëltore Vera – aty ku ëmbëlsia nuk mungon kurrë! 💖