24/08/2026
Regjimi në Beograd, Greqia dhe të gjithë ata që historikisht e kanë kundërshtuar kombin shqiptar, nuk do të ëndërronin asgjë ma shumë sesa me e pa këtë eklips duke ra mbi shqiptarët.
Sepse ditën kur shqiptarët zhyten në obskurantizëm, kur fillojmë me e fshi vetveten prej brenda, kur i humbim rrënjët tona, gjuhën, kujtesën historike, monumentet dhe lidhjen tonë me qytetërimin evropian, atëherë kundërshtarëve tanë nuk iu duhet ma me na shkatërru nga jashtë — ne e kemi kry punën për ta.
Nëse lejojmë që një interpretim fetar totalizues ta vendosë dogmën mbi kombin, kulturën dhe lirinë individuale, Beogradi, Athina dhe çdo kundërshtar tjetër i shqiptarëve do ta kenë shumë ma të lehtë me ia sh*të botës narrativën e vjetër:
“Shqiptarët nuk janë evropianë. Shqiptarët janë element i huaj në Evropë.”
E atë ditë, nuk do të mjaftojë me thënë se kjo është propagandë. Nëse ne vetë largohemi prej trashëgimisë sonë, prej gjuhës shqipe, prej historisë sonë dhe prej orientimit tonë evropian, do ta kemi shumë ma të vështirë me bindë botën për të kundërtën.
Edhe mbështetja e Perëndimit, të cilën shqiptarët shpesh e marrin si të mirëqenë, nuk është një ligj i përjetshëm i historisë.
Prandaj, mos lejoni asnjë eklips të dogmës fetare mbi identitetin shqiptar.
Besimi mundet me qenë personal. Por gjuha, kultura, kujtesa dhe trashëgimia shqiptare janë të përbashkëta — dhe ato nuk guxojnë me u sakrifiku për asnjë ideologji.
Mos e humbni dritën e identitetit shqiptar. 🇦🇱🦅
— Korab Rash*ti
#🇦🇱 #🦅