Ymers Grill

Ymers Grill Prodhime zgare me qymyr druri . Sanduica te shijshem . Provoje edhe ti
(1)

28/05/2026

Në Shqipëri s’do njeri me qenë puntor… të gjithë direkt Boss 🤣 🇦🇱

27/05/2026

Punëtori me valixhe ëndrrash 🤣 🇦🇱

26/05/2026

Kur e ke veshin me aktiv se duart.
Tag thashethemixhiun 😂 🇦🇱

13/04/2026
Përshëndetje,Me dhimbje të thellë, ju njoftoj se bashkëshortja ime e dashur, Manushaqja, sot është ndarë nga jeta.Pas nj...
26/03/2026

Përshëndetje,

Me dhimbje të thellë, ju njoftoj se bashkëshortja ime e dashur, Manushaqja, sot është ndarë nga jeta.
Pas një beteje disa vjeçare me kancerin, ajo nuk arriti ta mposhtë sëmundjen.

Manushaqja ka qenë një nga shtyllat më të rëndësishme të Ymer’s Grill dhe një pjesë e pandashme e historisë sonë.
Shumë prej jush kanë pasur fatin ta takojnë, ndërsa të tjerë jo. Por gjatë 25 viteve të fundit, nga duart e saj kanë ngrënë dhe janë shërbyer me dashuri qindra njerëz nga e gjithë Shqipëria.

Përkushtimi, dashuria dhe kujdesi i saj ndaj punës ishin të jashtëzakonshme. Ajo e deshi këtë punë me zemër dhe gjithmonë mbante shpresën se një ditë do të rikthehej sërish për të punuar normalisht dhe për të vazhduar të kontribuonte me ngrohtësinë dhe përkujdesjen e saj ndaj çdo klienti.

Sot ajo nuk është më fizikisht mes nesh, por kujtimi, vlera dhe dashuria e saj do të mbeten gjithmonë të gjalla në zemrat tona dhe në këtë vend ku ajo dha aq shumë nga vetja.

Për sa kohë që ne e kujtojmë me dashuri dhe bëjmë lutje për të, shpirti i saj do të ndriçojë në paqe, qetësi dhe rahmet.

Jam mirënjohës që kam pasur në krah një grua kaq të dashur, të fortë dhe të përkushtuar.

Do të të mbaj gjithmonë në zemrën time dhe nuk do të harrohesh kurrë.Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi një ditë. 🤲🕋U prehsh në paqe, e dashura ime Manushaqe. ❤️🌸🕊️

Ju falënderoj nga zemra për çdo ngushëllim, lutje dhe përkrahje.
E vlerësojmë pafund kujdesin dhe respektin që keni treguar ndaj nesh në këto momente të vështira.
Zoti ju shpërbleftë me të mira .

Address

Ymers Grill
Durrës
2007

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Ymers Grill posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share

Category